VLORA

Një punonjës 34- vjeçar ka rënë nga shtylla aksidentalisht në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se ai kishte shkuar për të rregulluar një linjë interneti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore ku ai ishte duke punuar ndërkohë.

Papritur ai është rrëzuar dhe ka marrë goditje të rënda në kokë e trup. Raportohet se 34- vjeçari është në gjendje të rëndë në spital.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në Spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. A., 34 vjeç, punonjës i një kompanie të shpërndarjes së internetit, pasi dyshohet se në punë e sipër ka rënë nga shtylla në fshatin Fitore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb