TIRANË- Partia Socialiste ka vendosur të votojë pro ristrukturimit të komisioneve dhe ndryshimeve të rregullores së Kuvendit. Grupi Parlamentar i PS-së është mbledhur sot, para nisjes së sesionit të ri parlamentar ku ka diskutuar për rregulloren e ndryshuar të kuvendit si dhe kalendarin e punimeve. Në përfundim të kësaj mbledhjeje, deputetët e PS-së vendosën të votojnë pro ristrukturimit të komisioneve.

Sipas ndryshimeve të rregullores, një deputet do të marrë pjesë vetëm në një komision parlamentar. Ndërkohë po sot pritet të mblidhet edhe grupi parlamentar i PD-së, për të diskutuar paraprakisht disa prej çështjeve të rëndësishme që do të kalojnë në parlament në nisjen e sesionit të ri dhe të vendosë për qëndrimin e saj.
Seanca parlamentare pritet të fillojë rreth orës 17:00.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb