Rregullorja e re e Bankës së Shqipërisë për trajtimin e monedhave i detyron bankat tregtare ne vend të instalojnë pajisje për identifikimin e monedhave metalike false, me qellim bllokimin e riqarkullimit te tyre, por dhe identifikimin e personave që i dorëzojnë ato.

Sipas rregullores, makinat duhet të përpunojnë monedhat metalike lek, duke klasifikuar dhe veçuar fizikisht monedhat metalike të përshtatshme për qarkullim nga ato të dyshuara të falsifikuara dhe/ose të papërshtatshme për qarkullim pa ndërhyrjen e faktorit njeri (operatorit).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: