Një vajzë 5-vjeçare është rrëmbyer në Katania. Sipas denoncimit të nënës në karabinierët e Mascalucia, fëmija u rrëmbye nga tre persona të armatosur dhe me kapuç, të cilët e morën me vete ndërsa nënë e bijë ishin bashkë në makinë në Piano di Tremestieri, ku vajza e vogël shkon në kopsht. Lajmi për rrëmbimin e fëmijës u konfirmua nga prokurori i Katanias, i cili hapi një hetim duke deleguar hetimet tek karabinierët.

Lajmi i shoqëruar me informacione të përgjithshme dhe një foto të fëmijës së rrëmbyer, qarkullon në rrjetet sociale dhe është bërë virale. Në postim thuhet se “rreth orës 15 është rrëmbyer në zonën Piano Tremestieri” dhe se “autorët e mundshëm” do të jenë “tre persona me kapuç.

Hetuesit përjashtojnë se rrëmbimi është vepër e krimit të organizuar. Mësohet se familja nuk ka probleme ekonomike, por as nuk ka disponueshmëri të mjaftueshme për të justifikuar një rrëmbim me zhvatje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: