Klea Bushi është shpallur Miss Pavarësia 2019. Konkursi i bukurisë në të cilën bëhen bashkë konkurrente nga e gjitha diaspora i dhanë çmimin e më të bukurës vajzës nga Tirana që jeton prej 22 vitesh në Itali.

Në konkursin e zhvilluar në Prizren morën pjesë 18 bukuroshe nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora. Fituesja e këtij konkursi, Klea Bushi tregon për emisionin Chick emocionet e atij çmime si dhe projektet e saj për të ardhmen si dhe pasionin e saj, që s’ka të bëjë shumë me modelingun, pikërisht për marketingun, shkollën që ajo po diplomohet.

Si ndjehesh pas fitimit të këtij çmimi

-Jam vërtetë shumë e emocionuar sepse do të mbajë për një vit kurorën e vajzave më të bukura shqiptare në botë dhe do të përfaqësojë vendin tim edhe në botë. Evente të shumta më presin kështu në prill, në Qipro, do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Mediteran, po ashtu në Prizren në qershor, do të mbahet Miss Freedom of the World, pastaj në Bejrut , në Libi, gjithashtu kam pasur edhe një ofertë, për të marrë pjesë në një film Turqi dhe oferta në Amerikë.

Klea duhet të të përgëzoj për shqipen, sepse pavarësisht se ti ke lindur në Itali flet një shqipe për tu admiruar. Duket që prindërit e tu kanë dashur që ti të mësosh dhe të flasësh gjuhën e origjinës. Pavarësisht se je një vajzë me origjinë shqiptare ti ke jetuar tërë jetën tënde në Itali dhe fakti që ti e ruan gjuhën duhet përgëzuar. Ti ke qenë pjesë në Shqipëri e fushatave të shumta të modelingut edhe pa u bërë Miss Pavarësia. Ti ke qenë fituese edhe në një konkurs që u zhvillua të Tirana, me firmat më të mira.

-Po ishte një eksperiencë shumë e bukur, sepse kam njohur personalitete, njerëz të rëndësishëm nga bota e biznesit

Klea ti ke dy pasione të tjera modelingun dhe shkollën. Por përpara se të flasin për shkollën, ç’mund të na thuash për modelingun. Ti ke qenë në Itali pjesë e disa emisioneve televizive, si dhe të kanë thirrur në kastin e fundit të ‘Uomini e donne’. Po cili ka qenë emisioni yt i parë?

-Emisioni im i parë ka qenë Take me Out në 2018. Ka qenë emisioni im i parë në televizion edhe pse kisha marrë pjesë disa herë si modele. Televizionin asnjëherë se kisha provuar dhe ishte një eksperiencë shumë e bukur.

Të pëlqen më shumë modelingu apo televizioni?

-Modelingu, sepse ka më pak strese. Në Televizion e ke të gjithë vëmendjen e njerëzve mbi ty është më impenjative.

Kush kanë qenë firmat që të kanë ftuar të pozosh për ta?

-Kam pozuar për firmën e famshme Loreal, por edhe si modele për flokët, meqë i kam të gjata, por edhe agjencia më e famshme e modës në Itali Model Menagment më kanë thënë të marr pjesë si konkurrente tek World Top Model, që do të zhvillohet këtë vit dhe ku fituesja merr një kontratë me agjencinë më të famshme në botë dhe Milano.

Megjithatë unë di një sekret për ty, që ti nuk ke dashur të marrësh pjesë në Miss Pavarësia për arsye se ishe me provime dhe ti në fakt je diplomuar për marketing që s’ka fare lidhje me modelingun, por që ti ke vendosur të merresh me të ditën që do të lesh modelingun.

-Që e vogël kam pasur ëndërr të hap një biznes në fushën e modës, prandaj kam vazhduar marketing, që të krijoj brandin tim.

Di që ti ke rezultate shumë të mira në shkollë, të cilat të japin mundësi të vazhdosh masterin në fakultetet më të mira në botë cilat janë planet e tua?

-Unë kam qenë përgjatë gjithë viteve të shkollës me bursë shkollimi dhe jam shumë e lumtur për këtë gjë dhe do të vazhdoj masterin tek Bocconi, një nga shkollat më të njohura në Milano për Ekonomi, ose në Londër.

Si ka mundësi që një vajzë kaq e bukur është edhe shumë e fiksuar mbas mësimit?

-Shkolla të jep dituri, kulturë, por edhe të ndihmon për jetën. Kështu që duhet edhe impenjimi ndaj saj.

Po mami sa mbështetje është për ty?

Po, mami me ndjek kudo shkoj, por edhe babi gjithashtu, por meqë babit i duhet të punojë mami është më shpesh pranë meje. Babin e falënderoj sepse s’më ka penguar asnjëherë të ndjek këtë ëndërr.
Si reagojnë njerëzit kur të shohin? Unë them sa herë të shoh sa e bukur që je.Kur je në këtë botë do kesh edhe komente negative. Por mua askush nuk më ka bërë një koment negativ dhe kjo është një kënaqësi.

Sapo ke ardhur në Tiranë ti ke dhënë shumë intervista për mediat. Si je ndjerë nën trysninë e saj?

-Pak e stresuar në fakt sepse kjo është një diçka e re për mua dhe ndjehej presioni, çfarë do them çfarë nuk do them por gjithsesi them se ja dola mirë.

Duke të uruar fat në konkurrimin tënd të radhës në Qipro të falënderoj që ishe pjesë e jona në Chick.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb