Një pedofil rus ka marrë sot dënimin me 19 vjet burg për rrëmbimin e një djali shtatë vjeçar.

Dmitry Kopylov, 28-vjeç e rrëmbeu të miturin ndërkohë që ai po dilte nga autobusi i shkolës dhe më pas e mbajti të izoluar në një birucë të nëndheshme për plot 52 ditë.

I riu u akuzua për 62 krime të veçanta kundër shtatë vjeçarit dhe një viktime tjetër, ndaj të cilëve kishte kryer sodomi, akte të tjera seksuale, krijimin e videove pornografike për fëmijë dhe shpërndarjen e tyre.

Krimet e 28-vjeçarit datojnë në vitin 2015, ndërsa një video e shpërndarë në rrjet tregon bodrumin ku mbahej i mituri dhe abuzohej seksualisht.

Ishin të dhënat e siguruara nga Interpoli dhe shërbimet e sigurisë së Perëndimit, ato të cilat mundësuan zbulimin e ngjarjes dhe shpëtimin e të miturit, i cili u bashkua me prindërit në nëntor të 2020.

Besohet se specialistët amerikanë ishin vendimtar në përcaktimin e identitetit të pedofilit të dyshuar me ndihmën e agjencive në vende të tjera.

“Një djalë i ri është kthyer aty ku i takon – me familjen e tij – falë oficerëve specialistë të përkushtuar dhe veprimit të shpejtë nga autoritetet në mbarë botën. Ndërsa ne jemi vërtet të kënaqur që kjo histori ka një fund të sigurt, shumë fëmijë janë ende atje në pritje të shpëtimit”, tha Sekretari i përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock.

Kopylov u zbulua vetëm nga fakti që mburrej në biseda me të tjerë pedofilë në darkëeb,. Për faktin se mbante të burgosur një të mitur.

Forcat speciale ruse prenë një derë çeliku për të hyrë në strofkën ku mbahej vogëlushi, një bodrum i frikshëm me tavan të ulët me mure të zhveshura, i ndërtuar posaçërisht për të mbajtur një fëmijë të rrëmbyer.

I mituri, të cilit dukshëm i ishte bërë lavazh truri, ‘qeshi me gëzim’ kur oficerët hynë brenda, por më vonë qau.

Bunkeri drithërues nëntokësor me një shtrat të stilit të burgut dhe një ngrohës ishte i izoluar nën shtëpinë e Kopylovit në Makarikha, rajoni Vladimir, rreth 185 milje nga Moska.

Një derë çeliku të çonte në një nivel edhe më të ulët, ndërsa pedofili jetonte lart. Kur oficerët e armatosur rëndë sulmuan ndërtesën, i dyshuari ishte ulur me djalin në një divan.

Pamjet tregojnë se Kopylov mbahet nga oficerët e forcave speciale.

Ndërsa ende në “vrimën e ferrit”, djali dëgjohet duke qortuar oficerët për thyerjen e dritares kur ata hynë brenda.

Kopylov tha në gjykatë se ndjente ‘pendim’ për krimet e tij.

“Unë do të doja të kërkoja falje për viktimat e mia. Nuk jam sjellë si njeri, por thjesht nuk kam pasur zgjidhje tjetër,” tha ai.

Ai tha se do të apelonte dënimin e tij sepse ‘nuk kam vrarë njeri, nuk i kam bërë të paaftë’ dhe po dënohet njëlloj si një vrasës.

I pyetur pse ndihej i detyruar të rrëmbente djalin, pedofili tha: “Nuk mund të duroja më… Doja një fëmijë që ta kisha për vete për një kohë të gjatë”.

Pedofili u burgos në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa gjykatësi vendosi se gjatë dënimit ai duhet t’i nënshtrohet edhe një trajtimi psikologjik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb