KURBIN

Kristi Cenaj është 30-vjeçari i arrestuar një ditë më parë nga policia e Kurbinit, pasi rrëmbeu, vrau dhe groposi 7 vite më parë 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj.

Cenaj akuzohet se më 18 maj 2015 në fshatin Ferrë Trashë, Kurbin ka vrarë të miturin 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markes Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka pasur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.

Eshtrat e 16-vjeçarit u gjetën më 3 prill 2022, në vendin e quajtur ‘Shëllinx’, në afërsi të Hidrovorit, në fshatin Adriatik, Njësia Administrative Fushë Kuqe, Kurbin, të cilat pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin të miturit 16-vjeçar Mareglen Gjonaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pas rifillimit të hetimeve nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, strukturat e hetimit të DVP Lezhë, duke angazhuar ekspertët më të mirë, si dhe duke përdorur metodat speciale të hetimit, nëpërmjet kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.

Në këto rrethana, më datë 10.10.2022 është bërë ndalimi i shtetasit Kristian Cenaj, i datëlindjes 10.12.1992, lindur dhe banues në Mamurras, Kurbin, për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb