Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Leonard Hajrin, i cili është liruar nga ‘arrest me burg’ në ‘Detyrim paraqitje’, ndërsa akuzohet se është përfshirë në pengmarrjen dhe torturimin deri në vdekje të Jan Prengës.
Po ashtu masa ka ndryshuar dhe për të dyshuarin tjetër, Olsi Turja i cili është dërguar në ‘arrest shtëpie’. Lajmi u bë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala. Para pak ditësh u lirua Ardian Docaj dhe në pranverë të 2020 Bajram Hajri.

Rrëmbimi dhe torturimi deri në vdekje i Jan Prengës, lirohen dy të akuzuar. Leonard Hajrin “Detyrim paraqitje”, Olsi Turja “arrest shtëpie”
Të gjithë këta persona dyshohen se janë përfshirë në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen te Jan Prenges. Për momentin në burg mbetet kopshtari Festim Bexhdili, ndërsa në kërkim janë Altin Hajri e Gentian Docaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: