Jo vetëm letra e Leo Messi, në Spanjë kanë hapur kutinë e “pandorës” duke zbuluar detaje të reja, këtë herë në lidhje me transferimin e bujshëm të Neymar në 2017 nga Barcelona për tek PSG. Blerja e brazilianit sipas El Mundo i ka kushtuar në total sheikëve plot 500 milionë euro, më saktësisht 489.228.117 euro, ku përfshihet kosto e kartonit dhe paga e lojtarit.

Neymar
Neymar

222 milionë euro shkuan direkte në arkat e Barcelonës, me PSG që pagoi klauzolën e largimit ndërsa Neymar do të përfitonte 43 milionë euro në vit, 30 neto. Në dokumentet e zbuluara, nëse Neymar do të rinovonte kontratën e tij pas vitit 2023, praktikisht diçka e tillë ndodhi, me braziliani që rinovoi deri në 2025, do të përfitoj afro 50 milionë euro në sezon. Në këtë kontratë, PSG ka të gjithë të drejtat mbi imazhin e lojtarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: