Grupi i 7 vendeve më të industrializuara në botë dënoi rrëmbimin nga Rusia të punonjësve të centralit bërthamor të Zaporizhzhia dhe bëri thirrje për kthimin e menjëhershëm të kontrollit të plotë të centraleve në Ukrainë.

“Ne dënojmë rrëmbimin e përsëritur nga Rusia të udhëheqjes dhe stafit të centralit bërthamor Zaporizhzhia dhe i bëjmë thirrje Rusisë të rikthejë kontrollin e plotë pronarit të ligjshëm sovran, Ukrainës,” u shprehën drejtuesit e përgjithshëm të G7 në një deklaratë të shtunën.

Forcat ruse pushtuan centralin bërthamor i cilli është më i madhi në Evropë në fillim të marsit, ndërsa të mërkurën, agjencia shtetërore e energjisë bërthamore në Ukrainë akuzoi Rusinë për arrestimin e dy punonjësve të lartë të uzinës.

Energoatom tha se forcat ruse të hënën “rrëmbyen” kreun e teknologjisë së informacionit, Oleg Kostyukov , dhe ndihmësin e drejtorit të përgjithshëm të centralit, Oleg Osheka , dhe “i dërguan në një vend të panjohur”, raportoi Agence France-Presse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb