Këtë të martë do të jetë spektakli live në “Big Brother” ku janë rezervuar dhe surpriza. Sipas promos së publikuar në rrjetin social të moderatores Arbana Osmani, dëgjohet se vëllai binjak i Donaldit, Romeo do të futet në shtëpi.

“Sonte në shtëpinë e Big Brother VIP do të ketë një hyrje të re, të cilën publiku e ka pritur pafund. A do të kuptojnë banorët që në vend të Donaldit do të jetë Romeo?
Cilat do të jenë reagimet e tyre”, dëgjohet në klipin e publikuar nga moderatorja e njohur.

Tashmë nuk dihet nëse do të jetë banori më i ri i shtëpisë së “Big Brother”, apo thjesht një shaka që do u bëhet banorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb