Shumë u habitën, të tjerë u indinjuan, por kishte edhe nga ata që e akuzuan drejpërdrejt si shkaktarin e krizës së Barcelonës. Këto reagime erdhën menjëherë pas publikimit të kontratës së Lionel Messi me Barcelonën, që tregonte se në katër vite “Pleshti” fiton më shumë se 500 milion euro. Meqënëse jemi te numrat, me një matematikë të thjeshtë, duke vendosur në ekuacion edhe krizën e klubit katalunjas, përfundimi nxirrte “fajtor” sulmuesin argjentinas.

Dd Composite Messi
Dd Composite Messi

Por nuk është kaq e thjeshtë. Të paktën sipas të përditëshmes “Sport”. Po me shifra, kjo gazetë shumë pranë klubit “blaugrana” tregon se është krejt e kundërta. Lionel Messi, jo vetëm që nuk e ka rrënuar Barcelonën, por ka ndihmuar që ajo të arkëtojë shifra marramendëse, madje ta mbajë gjallë gjatë pandemisë.

070805229 7c8aa41d 7e19 4e60 92f0 59580e4127cd
070805229 7c8aa41d 7e19 4e60 92f0 59580e4127cd

Duke qëndruar në numrat që gazeta i ka nxjerrë në faqen e saj të parë, “Pleshti” I ka dhënë Barcelonës, më shumë se 235 milion euro në tre sezonet e fundit. Nëse nuk do të ishte për pandeminë, në fund të kontratës 4 vjeçare që mbyllet më 30 qershor, shuma që sulmuesi do të gjeneronte për klubin katalunjas do të ishte afërsisht 620 milion euro, pra 100 milion euro më shumë se ajo që fiton nga marrëveshja e firmosur në vitin 2017.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb