Të tjera dëshmi rrëqethëse vijnë nga Divjaka, aty ku mbrëmjen e të shtunës Hekura Rrasa vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, Fëllënxë Rrasa, dhe më pas edhe veten.

I mbetur i vetëm mes katër rrugësh dhe pa asnjë të ardhur, djali i vetëm i çiftit, Leonard Rrasa, apeloi për ndihmë në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmet, në News24.

Teksa falënderon xhaxhanë e tij, që e ka ndihmuar pas tragjedisë, ai shprehet se nuk mund të kthehet më në atë shtëpi, pasi skena e krimit është e gjitha aty, raporton “BalkanWeb”.

Djali Leonard Rrasa: Unë dua ndihmë. Falënderoj xhaxhainë, që ka bërë të pamundurën për mua, por dua ndihmë. Unë nëntë klasë shkollë kam, jashtë shtetit nuk iki dot se nuk di. I bëj thirrje emisionit, një ndihmë për mua. Unë nuk shkoj dot në shtëpi më, sepse është ngjarja aty akoma. Është aty ngjarja e atyre, nuk shkoj dot në shtëpi. Që prej ditës së krimit, unë rri te xhaxhai. E falënderoj atë shumë për ndihmën. Vëllanë dhe motrën që kam nga babai nuk i njoh fare. Ato janë në hall të vet, në punë të vet, s’kam çfarë t’iu kërkoj atyre.

Vëllai i Hekuranit, Brahimi Rrasa: Nuk shkonin mirë. Atëherë, vëllai lëvizte në Greqi dhe kishte gjëra, nuk i di, por dyshonte, edhe pse ishte një nuse e mirë. Pas divorcit, Hekurani nuk i ruajti kontaktet me dy fëmijët, por nuk e di arsyen, nuk e pyesja dot se më vinte zor. Fëmijët ishin 3 dhe 2 vjeç, ndërsa vëllai im nuk u interesua kurrë për to pas ndarjes me gruan e parë. Të dyja martesat e tij kanë qenë me mblesëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb