Në protestat e mbrëmshme para Parlamentit serb, mes shume protestuesve ka qene edhe Petar Gjuriç, djali i artistit Ljubisha Gjuriç, i cili vdiq pas komplikimeve nga koronavirusi.

I riu Gjuriç para kamerave thotë se po merr pjesë në protestë për shkak se babai kishte ndërruar jetë në spitlain e Zemunit për shkak të mungesës së respiratorëve( aparateve për frymëmarrje).

“Gaz lotsjellës, municion, shkopinj, gjithçka kundër rinisë duarbosh. Babi, kjo është për ty, që vdiqe, sepse nuk kishte respirator, Babi, unë të dua shumë. Dhe për djalin tim që lindi ”, tha Gjuriç.

Në pyetjen e gazetares se pse ka ndërruar jetë babai i tij, ai tha:
“Nuk kishte respiratorë, deri më sot nuk kam marrë asnjë test se ka vdekur nga korona. Dua të them, nuk kishte respiratorë në Zemun, ndërsa ata me zë të lartë thoshin se ne po dhurojmë respiratorë. E di se ai do të ishte krenar me mua” tha i riu Gjuriç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb