Të premten e kaluar emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka publikuar një tjetër histori me një fëmijë që ka nevojë për ndihmë. Ajo është Orgita Balliu, 11 vjeç, që banon në Kodër të Kuqë në Babrru të Tiranës. Orgita vuan nga një deformim i rëndë i shtyllës kurrizore. Vajza jeton me prindërit dhe dy vëllezërit më të rritur të cilët kanë braktisur shkollën për të përballuar operacionet e motrës.

“Vuaj nga skolioza është rrezik për jetën time. Kjo sëmundje më ka shoqëruar çdo ditë, fle dhe më dhemb shumë kurrizi, ulem tek karrigia por kam shumë vështirësi. Unë nuk luaj ndihem shumë ndryshe nga shoqet e mia, mami dhe babi mërziten për mua. Unë kam shumë ëndrra dua të bëhem doktoreshë, nuk dua t’i mërzis më prindërit. Doktori tha se deri në fund të majit nëse nuk bëhet operacioni mua më rrezikohet jeta ”,-thotë Orgita me dënesë.

“Kur ishte 13 muajshe, i iku shtylla dhe deri 6 vjeç ka qene me korse pastaj na thanë stop do vazhdojë vetëm me operacione, e ka 70%, dy operacionet e para nuk na i pranoi impiantet, në Turqi u operua 12 orë dhe nuk e doja nëse është gjallë. I bllokohen mushkëritë dhe zemra i është ngushtuar. Vajza më thotë përse nuk jam si shoqet e mia. Në shkollë nuk e lë vetë asnjëherë, ndihem shume keq, për mua është tmerr. Djali i madh la shkollë për të ndihmuar motrën, ai e braktisi shkollën për mjekësi dhe shkoi të punonte jashtë edhe tani i vogli e la shkollën”, thotë e ëma e saj Beharja.

Vajza është operuar tre herë deri më sot, dy ndërhyrjet e para kanë dështuar pasi impianti ka marrë infeksion. Impiantin e kanë hequr në një ndërhyrje të tretë në Turqi por ende vajza ka nevojë për një tjetër ndërhyrje. Operacioni thonë prindërit kushton 12.000 mijë euro.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një lidhje përmes skype-it Elvis Naçi nga studio e shqiptarëve i tha Behares dhe Petritit lajmin e mirë se Orgita së shpejti do i nënshtrohej një ndërhyrjes kirurgjikale në shtyllën kurrizore. “Ne operacionin duam ta bëjmë në Turqi, ata e kanë marrë përsiëpër”, tha Petriti, babai i Orgitës.

“I nderuar Petrit, ne japim fjalën dhe quajeni të mbaruar, lekët janë mbledhur dhe Orgita do shkojë të operohet në Turqi”, i tha Elvisi babait të Orgitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb