KAZAKISTAN- Momente dramatike shfaqen në një video të publikuar sot në internet, ku një 7-vjeçar përplaset nga një automjet, i cili e hedh disa metra larg.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zhanaozen, në pjesën jugperëndimore të Kazakistanit. Mësohet se djali, i cili shoqërohej nga një tjetër bashkëmoshatar, po kalonte rrugën, ndërsa u përplas egërsisht nga një makinë tip ‘Lada’.

Fill pas aksidentit të rëndë, shoferi ka ndalur t’i japë ndihmën e parë vogëlushit, i cili u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb