Rreshjet e shiut, të rëna ditët e fundit, kanë shkatërruar banesën e Kujtim Selamaj,në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal. Kujtimi,71-vjeçar,së bashku me dy nipër dhe një mbesë, kanë ngelur tashmë pa strehë pasi shirat ja shkatërruar banesën ku ata jetonin.
Kujtimi tregon se si arriti ta kuptojë që çatia po i shëmbej dhe se si nxori me të shpejtë nga shtëpia dy nipërit dhe mbesën, të cilët ishin brenda në banesë.
71-vjeçari Kujtim Selamaj është gjyshi,i cili po rrit nipërit dhe mbesën e vetme me një pension prej 10.000 lekësh (të reja), pension i cili nuk i mjafton as për ilaçe. Sikur të mos i mjaftonte varfëria dhe nipërit jetim, tashmë atij iu shemb edhe banesa. Shpëtuam pa u vrarë, shprehet Kujtimi. Isha ulur këtu, tregon ai me dorë brenda banesës së shembur, kur më ra tjegulla e parë mbi shpinë.
“Menjëherë ngrita dhe nxora nipërit dhe mbesën jashtë dhe sapo dolëm tek dera u shëmb çatia. Shpëtuam pa u lënduar. Unë vetëm krahët kam,e vetmja e ardhur imja është pencioni prej 10 mijë lekë”-,shprehet Kujtimi, duke bërë apel për ndihmë. “Dua të më rreglohet shtëpia,po jetojmë në qiell rë hapur në këto ditë shiu,me mushama.Dua një çati për fëmijët e vegjël”-, shprehet 71-vjeçari Kujtim Selamaj.
Burime nga bashkia Dimal bëjnë me dije se është mbledhur komisioni emergjencave dhe kanë vendosur për të ndihmuar familjen Selamaj, e cila ka tre ditë që jeton në qiell të hapur.