MARTANESH- Një grua ka humbur jetën ditën e sotme në Martanesh, pasi është rrëzuar në humnerë. Gjithçka ka ndodhur teksa gruaja po kulloste bagëtitë.

Dyshohet se Zana Jashkurti ka rrëshqitur si pasojë e akullit. Si pasojë e rrëzimit në humnerë, gruaja ka pësuar dëmtime në kokë, çka dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qarr në zonën e Martaneshit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: