NGA BRIKENA METAJ

GJIROKASTER- Bashkia e Gjirokastrës lajmëron marrjen e masave emergjentë për ti dhënë zgjidhje përfundimtare situatës problematike të krijuar nga rrëshqitja e dherave në lagjen “Kodra e Shtufit”.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Shtabit të Emergjencave, prefekti Astrit Aliaj u shpreh se masat konkrete do të konsistojnë në disiplinimin e ujërave duke nisur nga vilat që ndodhen në krye të kodrës, ndërtimet e mureve mbajtëse dhe vendosjen e pilotave.

Delikate është konsideruar në këtë takim edhe ndërhyrja për largimin e dheut mbi pallatin tetëkatësh, ku vijojnë të jenë të bllokuara disa hyrje.

Nënkryetari i bashkisë Gjirokastrës ka pohuar se do të kërkojë një mbledhje të këshillit bashkiak për riformatim buxheti, në mënyrë që t’i përgjigjen kërkesave të kësaj situate jo të zakonshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb