Një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga shirat e dendur në Teheranin veriperëndimor vrau gjashtë persona të enjten, ndërsa 14 të tjerë ende besohet se janë zhdukur, njoftoi media shtetërore e Iranit.

Televizioni shtetëror raportoi se reshjet e dendura të shiut në orët e para të ditës shkaktuan përmbytje të shpejta dhe më pas rrëshqitje dheu në një lagje në rrëzë të malit të Alborzit. Në vitin 2015, një përmbytje e shpejtë në të njëjtën zonë vrau të paktën 14 njerëz.

Ekipet e shpëtimit janë vendosur në vendngjarje, ndërsa nëntë persona kanë mbetur të plagosur. Një faltore fetare, Imamzadeh Davood, u dëmtua gjithashtu.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi se operacionet e shpëtimit ishin ende duke u zhvilluar në vend, me punonjësit e shpëtimit që po përpiqeshin të gjenin të paktën 14 persona të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut.

IRNA tha se deri më tani, 18 nga 31 provincat e Iranit, janë prekur nga përmbytjet.

Ndërkohë, agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve ISNA tha se përmbytjet vranë pesë njerëz në provincën juglindore të Sistan dhe Baluchistan ndërsa një person vdiq në qytetin Rudehen, në lindje të Teheranit.

Para rrëshqitjes së baltës të së enjtes, autoritetet kishin paralajmëruar banorët e zonave malore të Teheranit për shira të dendur dhe përmbytje të mundshme. Shirat e dendur priten sërish.

Të shtunën, përmbytjet në provincën jugore Fars të Iranit, të goditur nga thatësira, vranë të paktën 21 njerëz dhe prekën rreth një duzinë fshatra në provincë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb