Aksi rrugor Qafe Mali-Bajram Curri është bërë i pakalueshëm për mjetet e ulëta si pasojë e reshjeve të rëna dy ditët e fundit.

Në pjesë të ndryshme të rrugës ka rrëshqitje dherash dhe inertesh, duke çuar drejt përkeqësimit gjendjen e këtij aksi, që siç raportohet prej 3 muajsh nuk mirëmbahet.

Madje edhe shoferët shprehen se e kanë evituar thuajse plotësisht qarkullimin për shkak të rrezikshmërisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: