Rënia e një masivi shkëmbor në aksin rrugor Tamarë-Vermosh ka bllokuar lëvizjen e automjeteve.

Aksi është i bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit dhe se kalimi mund të bëhet vetëm me një korsi.

Punonjësit e ARRSH janë duke punuar për zhbllokimin e plotë të rrugës.

‘Në Tamarë në orët e para të mëngjesit pati shembje të një masivi në trup të rrugës. Kontraktori i mirëmbajtjes menjëherë mori masat për pastrimin e rrugës. Kalimi kryhet vetëm me një korsi po punohet për hapjen e plotë të rrugës’, njofton ARRSH.

 

272998280 1474536352940969 796600973575773089 N

272899766 1474536342940970 6261218593703104863 N
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb