Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shfaqur edhe problematikat e përhershme në aksin nacional Berat-Skrapar. Prej gati 1 ore në fshatrat Vodicë dhe Fushë-Peshtan po vijon rrëshqitja e gurëve në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks dhe duke u bërë shkak për aksidente të mundshme.

Prezenca e shtuar e gurëve në rrugë është bërë shpeshherë burim aksidentesh, pasi mjetet jo vetëm që po qarkullojnë vetëm në një korsi, por rruga ka mungesë ndriçimi dhe shumë kthesa. Drejtuesit e mjeteve kanë deklaruar se shkëputja e gurëve nga faqja kodrinore përgjatë këtij aksi vijon të jetë një problem i pazgjidhur prej vitesh, edhe pse ata janë ankuar shpeshherë.

Sipas tyre, kjo rrugë përbën rrezikshmëri të lartë në ditët me shi pasi ata qarkullojnë me frikët se gurët mund të bien edhe sipër mjeteve. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë marrjen e masave për veshjen e kësaj kodre me rrjeta metalike, për të shmangur në këtë mënyrë rënien e gurëve në aksin nacional.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb