PRRENJAS – Rreth 70 familje rrezikohen nga shkëputja e masiveve shkëmbore në fshatin Rrajcë Sutaj, në Prrenjas. Moti i keq ka bërë që në zonë të ketë rrëshqitje gurësh, ndërsa situata paraqitet tepër kritike.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e familjeve që rrezikohen. Prefekti i Elbasanit Arben Kamami mbërriti në vendin e ngjarjes, nga ku bëri të ditur se janë siguruar çadrat për sistemimin e familjeve që po evakuohen.

“Situata është tejet kritike. Kemi kërkuar ndihmën e forcave xheniere, për të ndërhyrë në malin e Spillesë.”- deklaroi Prefekti Kamami.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb