Të paktën gjashtë persona kanë vdekur për shkak të një rrëshqitje toke të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm në lindje të Meksikës.

“Përmbytjet goditën shtetin e Verakruzit të shtunën dhe kanë shkaktuar rrëshqitje dherash mbi disa shtëpi”, thanë zyrtarët lokalë në një deklaratë.

Stuhia është bërë më e qëndrueshme por shirat e rrëmbyeshëm pritet të vazhdojnë sipas parashikimeve të meterologëv vendas.

Mbetjet e uraganit “Earl” janë duke lëvizur në brigjet jugperëndimore të Meksikës dhe dalëngadalë po “rifitojnë forcën”, raporton “CNN”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: