Nxirret viktima e tetë e rrëshqitjeve të dheut në ishullin e Ischias në Itali.

Mes të vdekurve një i porsalindur dhe dy fëmijë. Janë 4 të plagosur dhe 230 të zhvendosur. Shkollat mbeten të mbyllura në ishull. Dekreti i qeverisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka një ndarje fillestare prej 2 milionë eurosh.

Balta që shkatërroi një zonë të Casamicciola Terme, pas përmbytjes së mëngjesit të së shtunës, vazhdon të nxjerrë trupa. Ekipet e shpëtimit që punojnë në via Celario kanë identifikuar dhe nxjerrë viktimën e tetë të përmbytjes. Bëhet fjalë për një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur dhe së shpejti do të transportohet në morgun e spitalit të ishullit.

Mbrojtja civile: Italia është një territor i brishtë, 94% e bashkive në rrezik
Italia “e zhvlerëson bukurinë me brishtësinë: ne kemi më shumë se 94% të bashkive tona subjekt rrëshqitjeje dheu, kanë rrezik erozioni dhe përmbytjeje bregdetare, me ekspozim shumë të lartë të popullsisë dhe flasim vetëm për rrezik hidrogjeologjik”. Kështu deklaroi kreu i mbrojtjes civile Fabrizio Curcio. “Kemi më shumë se 620 mijë rrëshqitje të vëzhguara, dmth dihet, kemi një territor kryesisht sizmik, në disa zona dhe rajone. Të gjitha komunat klasifikohen me rëndësi të konsiderueshme sizmike”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb