Si shkak i reshjeve të dëborës që kanë përfshirë vendin në ditët e fundit, nuk kanë qenë vetëm akisdentet automobilistike si incidente të shënuara. Dëmtime ka pasur edhe për këmbësorët, të cilët kanë rrëshqitur në tokë si pasojë e ngricës.

Deri më tani, nga rrëshqitjet në borë janë regjistruar 76 raste në spitalin e Traumës. Profesor Agron Dogjani bën me dije, se nga 10 të shtruarit në spital 2 janë me fraktura në kokë.

“Kryesisht të lënduarit kanë fraktura në këmbë dhe rreth 90% e tyre janë të moshës mbi 40 vjeç. 10% e incidenteve kanë ndodhur jashtë qarkut të Tiranës,” tha ai. Gjithashtu Dogjani bën me dije se është dyfishuar personeli në gadishmëri të të lënduarve në këto ditë të ftohta.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb