Porti i Durrësit është përballur ditët e fundit me një fluks të rritur të vizitorëve, ku vetëm ditën e djeshme nga ky port kanë mbërritur 4039 pasagjerë dhe 1456 mjete.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka raportuar për BalkanWeb se në orët e para të ditës, kanë ardhur nga shteti fqinjë Italia rreth 3166 pasagjerë me 1206 mjete.

Ndërkohë në orët në vijim pritet të mbërrijnë edhe dy tragete me kapacitet të madh transporti pasagjerësh, duke e çuar numrin e pasagjereve që hyjnë në Durrësi në rreth 10.000.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb