Rreth 11 milionë persona kanë nevojë për ndihmë humanitare urgjente për të mbijetuar, në zonën e Liqenit të Çadit, rajon ku operon grupi xhihadist Boko Haram.

“Ky konflikt nëntë vite i vjetër në pellgun e Liqenit të Çadit ka prekur ndjeshëm jetën e rreth 11 milionë personave që varen nga ndihmat humanitare për të mbijetuar”, shkruajnë OJQ-të, si “Norwegian Refugee Council” (NRC), “Action Contre la Faim”, CARE apo “Save The Children”.

Nga ana tjetër OKB-ja vlerëson se ka nevojë për 1.6 miliardë dollarë për të zhvilluar këto veprime në koordinim me aktorët humanitarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb