UNICEF, ka ngritur alarmin për fëmijët e larguar nga Ukraina pasi rrezikohen të bëhen pjesë e trafikimeve.

Sipas UNICEF, agjencia e për fëmijë e Kombeve të Bashkuara, përafërsisht 1.5 milionë fëmijë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus.

“Lufta në Ukrainë po çon në zhvendosjen masive të refugjatëve,  dhe në këto kushte mund të përballemi me rritje të konsiderueshme të trafikimit të qenieve njerëzore dhe një krize të mbrojtjes së fëmijëve”, ka bërë me dije Afshan Khan drejtor rajonal i UNICEF për Europën dhe Azinë Qendrore.

Sipas tij fëmijët janë jashtëzakonisht të cënueshëm sidomos pas ndarjes nga prindërit e tyre.

Ndër të tjera Khan tha se qeveritë në rajon duhet të shtojnë kontrollet dhe të marrin masa për mbrojtjen e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: