Prej më se një muaj, në Kosovë është duke vazhduar të jetë e ulët kurba e rasteve të reja me koronavirus. Pavarësisht kësaj, në vend është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën antiCOVID-19.

Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës sipas të dhënave nga MSH-ja janë dhënë 157 mijë e 338 doza të vaksinës.

Gjithashtu edhe numri i qytetarëve që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës vazhdon të jetë i lartë. Deri më tani në Kosovë 29 mijë e 314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se kanë synim që brenda një muaji të realizohen deri në 500 mijë vaksinime. Vitia ka thënë se që kur ka filluar vaksinimi masiv kanë arritur të vaksinojnë deri në 8 mijë qytetarë brenda ditës.

“Nga 15 qershori, kur ka filluar të zbatohet ky plan, e kemi parë që pa asnjë problem, nga 2,500 deri në 3,000 që janë bërë më herët brenda dite, kemi arritur t’i vaksinojmë deri në 8,000 qytetarë brenda ditës”, tha Vitia. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend mbetet 170.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb