Rreth 270 000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Republikën Çeke që nga fillimi i pushtimit rus, njoftoi kryeministri çek Petr Fiala.

Duke folur për kanalin televiziv CT24, Fiala theksoi rëndësinë e të gjitha ndihmave të mundshme për refugjatët nga Ukraina.

Pas vendimit të Dhomës së Ulët të parlamentit çek, Senati gjithashtu votoi ligjin që parashikon për refugjatët ukrainas një pagesë prej 200 € (221 dollarë), në baza mujore.

Personat që do të hapin dyert e shtëpive të tyre për refugjatët do të marrin 120 euro për person në muaj. Gjithashtu, refugjatët ukrainas do të lejohen të punojne dhe do të përfitojnë sigurim shëndetësor falas.

Sipas shifrave të fundit të Ministrisë së Brendshme çeke, rreth 180 mijë ukrainasve u është dhënë një leje qëndrimi zyrtare.

Numri më i madh i refugjatëve ka qenë në Pragë dhe rajonin e Bohemisë Qendrore. Republika Çeke ka një popullsi prej rreth 10.7 milionë banorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb