Rreth 29,000 njerëz u evakuuan nga qytetet ukrainase përmes korridoreve humanitare të martën, shumica e tyre  u larguar nga qyteti port i rrethuar i Mariupolit , ka thënë një zyrtar i lartë i qeverisë.

Zyrtari i lartë presidencial ukrainas Kyrylo Tymoshenko tha në një postim në internet se rreth 20,000 njerëz ishin larguar nga Mariupol me makina private.

Ukraina akuzoi më herët Rusinë për bllokimin e një kolone që përpiqej të çonte furnizime në qytet.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb