Shefi i kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se ministria, nëpërmjet Qendrës së saj Operative dhe misioneve diplomatike, deri më tani ka mundësuar riatëdhesimin e rreth 3000 qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se, vetëm brenda javës që po vjen do t’i riatëdhesohen mbi 700 qytetarë të tjerë.

Ai ka thënë se personat e riatdhesuar nuk do të futen më në karantinë, por pas kontrolleve mjekësore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, do të shkojnë në vetizolim në shtëpitë e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb