Të paktën 28,044 njerëz janë evakuuar nga Kahramanmaras, provinca jugore turke pranë epiqendrës së tërmetit vdekjeprurës të së hënës.

Që nga e enjtja në orën 11:38 të mëngjesit me kohën lokale, të paktën 23,437 njerëz janë evakuuar me rrugë ajrore dhe 4,607 me rrugë dhe hekurudha, sipas agjencisë turke të menaxhimit të fatkeqësive, AFAD.

Agjencia lëshoi një këshillë të enjten me informacion mbi qendrat e evakuimit për ata që dëshirojnë të largohen nga provinca, duke shtuar se akomodimet dhe shtëpitë e pritjes po koordinohen nga AFAD dhe zyrtarët e provincës.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka pranuar “të metat” e qeverisë së tij mes pakënaqësisë në rritje për reagimin e shtetit ndaj katastrofës së kësaj jave, ndërsa lindin pyetje mbi gatishmërinë e tij në një vend të njohur me tërmetet.

Turqia ndodhet mbi disa pllaka tektonike, megjithëse fatkeqësitë si e hëna nuk janë të zakonshme. Por anëtarët e publikut shprehën zemërimin pasi u shfaqën raporte për qytete të tëra në veri të vendit të rrafshuara nga lëkundjet e fuqishme.

Vlerësimet e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thanë se deri në 23 milionë njerëz mund të preken nga fatkeqësia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb