Në Mariupol janë bllokuar 350, 000 njerëz. Qyteti i cili ndodhet në juglindje të Ukrainës është rrethuar nga trupat ruse, të cilët nuk i kanë ndalur sulmet.

Këshilltari i Bashkisë së Mariupolit , Petro Andriushchenko, është shprehur se në tre ditët e kaluara janë evakuuar rreth 150, 000 qytetarë.

“Duke marrë parasysh që Mariupol ka rreth 540,000 banorë, në tre ditët e kaluara janë evakuuar rreth 150,000 njerëz, si pasojë e sulmeve ruse”, ka thënë ai, shkruan CNN.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: