SIDNEJ – Rreth 40 gra australiane kanë shkuar në mënyrë sekrete në Irak dhe Siri, për t’iu bashkuar militantave të Shtetit Islamik. Ministrja e jashtme australiane, Julie Bishop bëri të ditur se shumë gra po i bashkohen ISIS-it dhe po përdoren prej militantëve si skllave seksi dhe në disa raste edhe si kamikaze.
“Gratë përbëjnë aktualisht një të pestën e të gjithë luftëtarëve të huaj dhe besohet se mbi 500 prej tyre janë perëndimore. Kjo është alogjike.”- tha ministrja.
Ministrja Bishop u kërkoi familjeve australiane të angazhohen për ndalimin e radikalizimit të vajzave të tyre.
“Ka shumë mundësi që familjarët dhe miqtë të jenë të parët që venë re radikalizimin e tyre. Duhet të kërkojnë të komunikojnë me to para se të jetë shumë vonë”, – tha ministrja.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: