Rreth 400 janë duke u testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, në pritje të rezultateve nëse ka mes tyre të prekur me koronavirus.
Lajmin është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate drejtuar mediave, ku ka njoftuar se rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare me metodën RT-PCR, janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK dhe nga gjurmimi i rasteve në terren. ezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se dje rezultuan 187 raste pozitive me koronavirus.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: