Zv. kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka qenë i pranishëm këtë të martë në eventin e ndarjes së banesave për të prekurit nga tërmeti në qytetin e Laçit. Ai tha se janë rreth 49 familje aktualisht që kanë përfituar nga programi i rindërtimit dhe pritet që ky numër të shtohet në vitin e ardhshëm.

“Kryeministri ynë i kërkoi Presidentit të Turqisë ndihmë. Kryeministri i kërkoi atit një gjë specifike, dua ta bëj atë që do më jepni për popullin tim në Laç. Fjalë e dhënë fjalë e mbajtur. Të gjithë ne, jemi marrë çdo ditë me këtë kantierin tonë. Ja ku jemi, sot në një ditë të shënuar 524 familje marrin shtëpitë e reja falas. Kam falënderim për qeverinë turke, ambasadorin.

Janë sot me statistikë 49 mijë familje shqiptare që kanë përfituar nga të gjitha programet e rindërtimit. Do të numëroj se çfarë kemi dorëzuar deri më tani. Janë 1347 familje që sot kanë hyrë në shtëpi individuale. Janë 800 e ca apartamente të reja dhe familje që kanë një strehë më të fortë. Në Kavajë janë 41 shtëpi individuale dhe 153 apartamente që i dorëzuam dje. Për vitin tjetër janë vetëm shtëpi individuale dhe grante ndërtimi”, tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: