Futbollisti Christian Atsu është gjetur i vdekur nën rrënojat e shtëpisë së tij pothuajse dy javë pas tërmetit në Turqi, ka konfirmuar agjenti i tij.

Reprezentuesi i Ganës, 31 vjeç, kishte luajtur me skuadrat e Premier League, Everton, Chelsea dhe Newcastle.

Atsu ishte zhdukur që nga tërmeti i 6 shkurtit që shkaktoi shembjen e banesës së tij në qytetin e Hatay.

Klubi i tij Hatayspor fillimisht raportoi se ai u shpëtua “me lëndime”, por një ditë më vonë ai pozicion ndryshoi.

“Me zemrën më të rëndë më duhet t’u njoftoj të gjithë dashamirësve se mjerisht trupi i Christian Atsu u gjet këtë mëngjes”, shkroi në Twitter agjentja e tij Nana Sechere të shtunën.

“Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij. Përfitoj nga rasti për t’i falënderuar të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre.”

Atsu iu bashkua skuadrës turke të ligës së lartë Hatayspor në shtator 2022 dhe shënoi golin e fitores në një ndeshje të Super Ligës më 5 shkurt.

Tërmetet dhe pasgoditjet në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore dihet se kanë vrarë më shumë se 40,000 njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb