Babai i Naya Rivera,George, aktores e cila rreth para një viti mbeti e mbytur në liqenin Piru në Los Angeles, ka treguar detaje nga takimi i fundit me vajzën.

Ai ka thënë për “People’”, se ka folur në telefon me Riverën ditën që ajo ndërroi jetë.

Babai thotë se vajza i kërkoi këshilla se si mund të menaxhohej një varkë e ai, ishte treguar i gatshëm për t’ia shpjeguar gjithçka me përpikmëri.

“Ajo dëshironte të shkonte të notonte me Josey në mes të liqenit. Unë shihja që era po frynte dhe stomaku im thjesht po kridhej. Unë vazhdimisht i thoja asaj: Mos dil nga varka, mos dil nga varka”.

George shpjegoi se thirrja u ndërpre pas rreth tre minutash, duke e lënë atë me një ‘ndjenjë të keqe’ për vajzën e tij.

“Është një dhimbje e madhe edhe pas gati një viti. Gjërat po vijnë duke u fokusuar, por nuk e di nëse do të më largohet kjo ndonjëherë. Më mungon çdo ditë”, tha Geroige.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb