Recete nga znj Eneida
Përbërësit

150 ml. qumësht i vakët
150 ml. ujë
10 gr. maja e thatë
1 lugë çaji kripë
1 lugë gjelle sheqer
Rreth 400-450 gr. miell
100 gr. gouda
Pesto
Fara susami
Piper i kuq
Salcë e ëmbël ose ketchup

Përgatitja
Bashkojmë kripën me miellin. Te uji dhe qumështi shtojmë majanë dhe sheqerin dhe i tresim. Shtojmë miellin, ngjeshim brumin, e lyejmë me vaj dhe e lëmë të vijë në ambjent të vakët si furra e sobës derisa të dyfishohet. Më pas i heqim ajrin, i bëjmë disa palosje, e ndajmë në toptha, e hapim në pëllëmbë dhe e mbushim me djath dhe pesto. I vendosim në një tavë në mënyrë rrethore, duke lënë një hapësirë në mes për të vendosur salcën pas pjekjes. Nga lart i lyejmë me të verdhë veze, piper të kuq, fara susami të zi dhe të bardhë. I pjekim në 220 gradë për 30 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb