Sistemet e sigurisë në centralin bërthamor të Zaporizhia janë të paprekura dhe rrezatimi mbetet në nivele normale. Kështu thotë sot rregullatori bërthamor i Ukrainës, pas bombardimit të centralit nga trupat ruse, të cilët e morën nën kontroll.

Sulmi dramatik ndaj centralit bërthamor ndodhi në fillim të kësaj jave, duke krijuar alarm e panik në mbarë botën. Rregullatori i Ukrainës i ka thënë OKB-së se ka arritur të mbajë kontakte me stafin e centralit dhe dy nga gjashtë reaktorët janë duke funksionuar aktualisht.

Sa afër katastrofës ishte sulmi në centralin bërthamor?
Tre centralët e tjerë bërthamorë të Ukrainës po punojnë në mënyrë të sigurt, tha Autoriteti Ndërkombëtar i Energjisë Atomike i OKB-së, duke cituar informacionin që kishte marrë nga rregullatori ukrainas, raporton “BBC”. Por, ai paralajmëroi se stafi duhej të lejohej të pushonte dhe të ndryshonte turnet, për të qenë në gjendje të punonte në mënyrë të sigurt.

Punëtorët në Çernobil, të cilin Rusia e kapi javën e kaluar, thuhet se kanë qenë në vendin e punës për 11 ditë, pa qenë në gjendje të ndryshojnë turnet. Impianti i çmontuar ishte vendi i fatkeqësisë më të keqe bërthamore në botë, në vitin 1986.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb