Një ish-drejtues i CIA-s paralajmëroi se SHBA-ja dhe aleatët e NATO- s do të shkatërronin forcat ruse nëse presidenti rus Vladimir Putin përdor armë bërthamore në luftën e tij me Ukrainën.

David Petraeus u shfaq të dielën në emisionin ‘ This Week’ të ABC , ku tha se kërcënimet bërthamore nga Putin duhet të merren seriozisht dhe se ky i fundit është ‘i dëshpëruar’ pasi ‘realiteti i fushëbetejës me të cilin përballet është i pakthyeshëm’.

Petraeus tha se, edhe pse  Ukraina nuk është një vend i NATO-s, një ‘përgjigje e SHBA-së dhe NATO-s’ do të ishte e nevojshme.

Ai i tha prezantuesit Jonathan Karl se gjasat që rrezatimi nga një armë bërthamore do të shtrihej në një vend të NATO-s ndoshta mund të interpretohet si një sulm ndaj një anëtari të NATO-s.

“Kjo është aq e tmerrshme sa duhet të ketë një përgjigje, nuk mund të mbetet pa përgjigje.”

“Thjesht për t’ju dhënë një hipotezë, ne do të përgjigjeshim duke udhëhequr një përpjekje të NATO-s, një përpjekje kolektive që do të godiste çdo forcë ruse që mund të shohim dhe identifikojmë në fushën e betejës në dhe gjithashtu në Krime dhe çdo anije në Detin e Zi”, tha ish-drejtuesi i agjencisë amerikane të inteligjencës.

Megjithatë, Petreaus vuri në dukje se “Rusia u godit nga një mijë sanksione të tjera individuale, personale dhe të tjera” në përgjigje të aneksimit, “duke treguar se perëndimi ka ende më shumë masa që mund të marrë kundër Rusisë”.

Ai vazhdoi me një paralajmërim: Mund të bëhet akoma më keq për Putinin dhe Rusinë. Madje edhe përdorimi i armëve bërthamore taktike në fushën e betejës nuk do ta ndryshojë aspak këtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: