Rusia qasjen në internet, tashmë e ka kthyer në një mjet kontrolli kundrejt individëve që përbëjnë “rrezik” për sistemin e Putin-it.
Për të bllokuar internetin në rajone të tëra në Moskë ekziston një qendër censurimi, e përbërë nga një staf prej 70 vetash, kryesuar nga ish-oficeri i inteligjencës Sergej Khutortsev. Sistemi i instaluar funksionon me 30 serverë të ofruar nga kompania kineze Lenovo dhe 30 të tjerë që përbën edhe çudinë më të madhe janë ofruar nga kompania kaliforneze Super Micro Computer Corp. Kjo e fundit, dëshmon sesi Putin-i po përdor teknologjinë perëndimore për të përgjuar qytetarët.

Edhe shtete të tjera, si Bjellorusia, Irani, Egjipti, Arabia Saudite, Siria, Turkmenistani, Tajlanda dhe Turqia operojnë me sisteme kontrolli ndaj qytetarëve duke përdorur të ashtuquajturin “Inspektim i thellë i paketave” (Dpi), teknikë kjo që filtron të dhënat dhe informacionet e rrezikshme duke bllokuar aplikacionet dhe platformat online në bazë të kritereve të paracaktuara.

Që prej muajit mars të këtij viti, Moska ka mbyllur rrjetet kryesore sociale perëndimore, si ‘Facebook’, Instagram, WhatsApp, etj. dhe duke mos marrë parasysh faktin se vendimi çon drejt humbjes së 7.9 miliardë dollarëve.

Censura e Web-it në Rusi daton në vitin 2011, kur u organizuan protesta të rëndësishme kundër rezultateve të zgjedhjeve politike të 4 dhjetorit përmes rrjeteve sociale në Moskë. Që ai moment kontrolli ndaj webside-ve u përshkallëzua. Nga ana tjetër, në vitin 2019 Kremlini miratoi ligjin për të ashtuquajturin “Internet sovran”, i cili kërkon që ofruesit e shërbimeve të internetit të instalojnë softuerë filtrues të kontrolluar nga qeveria. Ofruesit janë të detyruar të ruajnë të dhënat e të gjithë përdoruesve për gjashtë muaj dhe të dhënat e përmbajtjes së publikuar për 3 vjet, shkruan Corriere della Sera.

Në të njëjtin vit, sipas studiuesve të Censured Planet, Moska identifikoi mbi 130,000 faqe, kryesisht lajme dhe politikë, për t’u futur në listën e zezë dhe, për rrjedhojë, për të mos u parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb