Ndër fjalët më të përdorura brenda zyrave të kadastrës në të gjithë Shqipërinë ,është fjala “nuk ka sistem” .Tashmë qytetarët i janë dorëzuar kësaj fjalë dhe gjithë pasojave që sjell kjo lloj situate, por duket se KLSH po kërkon marrjen e masave .

Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerr në pah se teknologjia e informacionit pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është e rrezikuar dhe shërbimet ndaj qytetarëve shpesh herë ndërpriten.

Sipas dokumentit thuhet “Nga auditimi mbi sistemin Multi-funksional u konstatua se: -Sistemi multi-funksional vazhdimisht punon me ndërprerje dhe ka probleme me ecurinë normale të punës duke ndikuar në veprimtarinë e specialistëve dhe institucionit në ofrimin e shërbimeve kundrejt qytetareve dhe bizneseve”.

Ky auditim rezultatet e të cilit janë publikuar pak kohë më parë nxjerrin në pah edhe se si pajisjet firewall, router dhe infrastruktura e networkut u konstatua se: – Infrastruktura e rrjetit aktual të sistemeve të ASHK është e amortizuar dhe pa mirëmbajtje të pajisjeve duke mos përmbushur kërkesat e Drejtorive Vendore, të cilat kanë nevojë për kapacitete shtesë për transmetim dhe rritje të sigurisë së informacionit. – Pajisjet e komunikimit sëitch dhe router core në Drejtorinë e Përgjithshme ASHK dhe ato të hostuara në Datacenter-in e AKSHI nuk kanë pjesë rezervë në raste avarie të pajisjeve të cilat janë në prodhim; – File Server i Regjistrimit Fillestar është në maksimumin e kapaciteteve të ruajtës; – nuk disponon një infrastrukturë BCC (Business Continuity Center) në kundërshtim me VKM nr. 710, datë 21.08.2013 “Për krijimin dhe funksionimin e sistemeve të ruajtjes së informacionit, vazhdueshmërisë së punës dhe marrëveshjeve të nivelit të shërbimit”. Kjo situatë ka bërë që problemet në proceset e dokumentacioneve të jenë vazhdimisht prezente duke nisur nga orë dhe duke vijuar me ditë .Kjo gjë ka sjellë ngërçe të vazhdueshme me ecurinë e punës duke u kthyer në një problem madhor për qytetarët. Nga ana tjetër ,rrjeti i amortizuar ,mund të sjellë probleme të mëdha dhe me sigurinë e procedurave që nevojiten. Një tjetër problematikë e hasur përgjatë auditit ka dalë edhe fakti se  drejtuesit vendor s’mund të shohin dot para orës 16 se sa kërkesa apo aplikime të qytetarëve kanë mbetur pa u trajtuar! Duket se pas kontrollit të KLSH dhe nxjerrjes në pah të këtyre problematikave ,kadastra duhet të marrë masa për përmirësimin e tyre dhe përshpejtimin e punës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb