Kolumbia u mund me shifrat 1-2 nga Japonia në ndeshje e parë të Botërorit, duke rrezikuar ndjeshëm aventurën e tyre në “Rusi 2018”.

Menjëherë pas ndeshjes tifozët kanë bërë fajtor mesfushorin Carlos Sanchez, i cili mori karton të kuq që në minutën e 3 pas prekjes së topit me dorë.

Në adresë të futbollistit që aktivizohet te Fiorentina kanë mbërritur disa kërcënime me jetë, si me mesazhe në telefon, ashtu edhe në “Instagram” apo “Facebook”, duke i thënë se do të përfundonte si Andres Escobar, mbrojtësi i vrarë në vitin 1994, pas eliminimit të Kolumbisë në Kupën e Botës 2014.

Pas sinjalizimit menjëherë në lëvizje është vënë policia e Kolumbisë e cila tashme disponon mesazhet kërcënuese, raporton “BLU Radio”. Edhe ‘Interpol’ është e shqetësuar për këtë rast dhe ka nisur mbrojtjen ndaj futbollistit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb