SKRAPAR – Një turiste gjermane ka qenë në rrezik pasi ka mbetur poshtë kanioneve në lumin Osum, por për fat ka ndërhyrë policia për ta nxjerrë pa dëmtime.
Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Ura e Blezënckës” në kanione, në lumë, një shtetase e huaj ka mbetur vetëm dhe kërkon ndihmën e Policisë për të dalë nga kanionet, menjeherë u organizuan shërbimet e policisë të Komisariatit Skrapar, për t’i ardhur në ndihmë kësaj shtetaseje.

Forcat policore konstatuan shtetasen gjermane K.P., e cila ishte pushuese sëbashku me shtetasin gjerman H.P. Pasi ishin futur në kanione me varkë, shtetasja K.P., e kishte lënë përgjysëm udhëtimin dhe për pasojë kishte mbetur në lumë.

Me ndihmën e punonjësve të Policisë, që përshkuan lumin me not në një gjatësi rreth 300 m, u nxorr turistja jashtë kanioneve pa asnjë problem shëndetësor.

Turistët falenderuan punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar, për ndihmën e dhënë në kohë reale dhe sakrificën e tyre.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: