Një 55-vjeçar ka shpëtuar nga vdekja falë ndihmës së dhënë nga efektivët e Forcës Detare. Palombarët e Forcës Detare i kanë shpëtuar jetën pushuesit 55-vjeçar i cili ka rrezikuar të mbytej.

Sot në mesditë, mjeti i Rojës së Plazhit të Forcës Detare në Jalë, palombarët, Detar Klinti Beqaj dhe Detar Erion Hysenaj shpëtuan nga mbytja qytetarin G. C., 55 vjeç nga qyteti i Kukësit. Për shkak të kohës së keqe, erë dhe det me dallgë, qytetari, e ka pasur të pamundur të dilte në breg duke rrezikuar jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb