Një 65-vjeçar është shpëtuar nga mbytja, pasi rrezikoi jetën teksa lahej në Liqenin Artificial në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se është nxjerrë nga Liqeni Artificial shtetasi me inicialet Gj. C., 65 vjeç, i cili gjatë kohës që ka qene duke u larë, ka rrezikuar te mbytej.

Ky shtetas është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb